Publikohen KAMERAT: 26-vjeçaren e droguar e futi një djalë në HOTEL! Del e vetme duke u zvarritur

25 October 2023, 18:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohen KAMERAT: 26-vjeçaren e droguar e futi një djalë
Momenti kur vajza futet me një djalë në hotel dhe del duke u zvarritur

Janë publikuar pamje të rënda nga kamerat e sigurisë së hotelit ku besohet se u abuzua seksualisht vajza 26-vjeçare në Vlorë, pasi u drogua nga katër persona.

Pamjet tregojnë momentin kur vajza tërhiqet nga krahu nga një prej autorëve të dyshuar dhe futet në hotel.

Më pas, kamerat kanë filmuar momentin tjetër kur vazja del e vetme këtë herë, por në gjendje tepër të rëndë, teksa shihet duke u zvarritur në shkallët e hotelit për të arritur në hollin e hotelit, ku punonjësi njoftoi policinë.

“Ky është momenti kur vajza merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person, i cili dyshohet se nuk është i dashuri i saj. Vajza është dukshëm në gjendje jo të mirë dhe e paaftë për të gjykuar apo për të dhënë miratim”, thuhet në videon e publikuar nga emisioni “Piranjat”.

Kujdes, pamje shqetësuese!


Video