Aksident i frikshëm në Elbasan / Autobusi përfundon jashtë rrugës pas përplasjes me veturën, tre të plagosur

25 October 2023, 16:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm në Elbasan / Autobusi përfundon jashtë
Pamje nga aksidenti në Elbasan

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin nacional Elbasan- Cërrik me pasojë plagosjen e të paktën 3 personave.

Mësohet se një veturë është përplasur me autobusin e pasagjerëve, dhe për pasojë autobusi ka përfunduar në një kanal jashtë rrugës.

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e fortë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshohet se kanë kontribuuar kushtet e këqija të motit dhe shpejtësia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Video