Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Artan Simoni është avokati i caktuar nga shteti për të përfaqësuar Sali Berishën në seancën ndaj tij në GJKKO.
Vendimi për caktimin e Simonit u arrit pasi dy avokatët e Berishës vendosën të bojkotojnë seancën duke pretenduar për shkelje dhe rrëzim të kërkesave të tyre.
Simoni është një prej avokatëve kryesisht nga Dhoma e Avokatisë Tiranë.
Mirëpo vetëm dy ditë më parë, në një postim në Facebook-un e tij, Simoni kishte shpërndarë një mesazh që sipas disa medieve pranë së djathtës, i referohet Sali Berishës.
“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s'mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t'a çukasin. Ku gaboi bisha?!”, shkruante dy ditë më parë Simoni.