Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore i ka kaluar Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Kjo për faktin pasi është kërkuar që AMP të thellojë hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin e tyre, kjo për shkak të zhurmës që u krijua në publik pas publikimit të videos.
Këtë të shtunë Princ Leka i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu me të cilën janë në proces divorci.
Ndërkohë në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia. Ndërkohë AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin i cili shpërndau videon e sherrit në media.
Më 7 mars Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhra mbrojtje për çiftin në proces divorci, Elia Zaharia dhe Princ Leka.