Fundjava me stuhi! Jepet alarmi për anijet në Durrës dhe Vlorë, dallgë deri në 4 metra të larta

8 March 2024, 21:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fundjava me stuhi! Jepet alarmi për anijet në Durrës dhe
Foto ilustruese

Vendi ynë pritet të përfshihet nga stuhi të forta gjatë fundjavës, duke shkaktuar dallgë të mëdha deri në 4 metra.

Për këtë arsye, kapiteneritë në Durrës dhe Vlorë kanë vendosur pezullimin e disa linjave të trageteve mes vendit tonë dhe Italisë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 09-10-11.03.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallgë nga 2.50 deri 4 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

Trageti i linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht ditën e Dielë.


Video