Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro, Kristian Boçi reagon sërish: Një SHQIPTAR i vërtetë nuk abuzon me KOMBIN e vet!

30 June 2024, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro, Kristian Boçi reagon
Kristian Boçi

Biznesmeni Kristian Boçi, ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 milionë euro pasuri, në emër të tij dhe personave të lidhur me të.

Në një stori në instagram nga kisha, Boçi shkruan se për lajmet e ketyre ditëve ligji ka të drejtë të më kontrollojë dhe më verifikojë.

Biznesmeni shfaq edhe nota patriotizmi ku shkruan se një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e tij.

Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro, Kristian Boçi reagon

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre. 

Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe,  apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit.


Video