“Më detyruan të përdor edhe kokainë”, 19 vjeçarja denoncon dy shqiptarë: Më p*rdhunuan, njëri prej tyre ishte i moshuar!

30 June 2024, 08:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Më detyruan të përdor edhe kokainë”, 19

Tre persona janë arrestuar në Perugia të Italisë, pasi dy prej tyre akuzohen se kanë përdhunuar një vajzë 19-vjeçare.

Sipas mediave vendase, kanë qenë shqiptarët 69 dhe 34 vjeç, të cilët kanë kryer aktin e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e natës, pas përfundimit të një mbrëmjeje, ku vajza ishte duke kërkuar një taksi për të shkuar në shtëpi.

Raportohet se ajo është afruar pranë 69-vjeçarit, i cili i dha kontaktin e një taksie.

Me pretendimin se nuk e kishte telefonin me vete, ai e bindi vajzën që ta ndiqte deri në shtëpi.

Pasi ka hyrë në banesë, e reja ka vënë re praninë e tre personave, mes të cilëve edhe 34-vjeçari. Ky i fundit së bashku me bashkëpunëtorin e tij të moshuar kanë abuzuar seksualisht me të renë.

Në denoncim viktima ka deklaruar se është detyruar edhe të përdorë kokainë. Pas dhunës ajo shkoi në spitalin e Perugias ku pas ekzaminimeve u rekomandua që të qëndrojë në spital për 20 ditë.

Ndërkohë në banesën ku dyshohet se ka ndodhur dhuna seksuale, policia ka gjetur kokainë dhe hashash, ndërsa personat e arrestuar u dërguan në polici.


Video