55 magjistratë të rinj janë diplomuar 3 ditë më parë (27 qershor), ku 32 prej tyre si gjyqtarë dhe 23 si prokuror, të cilët do t’i bashkohen së shpejti komunitetit të magjistratëve.
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, u tha të diplomuarve në fjalën e tij se duhet të kujtohen çdo ditë se, njerëzit e thjeshtë te këtij vendi kanë nevojë të gjejnë drejtësi në punën tuaj.
Rakipi shtoi se prokurorët dhe gjyqtarët e rinj duhet të luftojnë së bashku për ta mbajtur sistemin e drejtësisë të pandodur, duke filluar që në gjenezën e tij, të mos lejohet që të përbaltet.
Pjesë nga fjala e Arben Rakipit:
Ju fituat statusin e kandidatit te magjistratit me djerse e perpjekje, ne saje te meritave tuaja, ne saje te mbeshtetjes qe familjet tuaja u kane dhene, ne saj te investimit intelektual qe e shfaqet gjate tre vjeteve te shkolles.
Kete element ne kerkojme ta vecojme perkrah te tjereve si mjaft domethenes ne formimin e pavaresise suaj pergjate ushtrimit te detyres.
Ne u konsiderojme gjyqtare e prokurore qe meritojne te quhen te tille per shkak se fituat te jeni te tille, punuat te jeni te tille dhe, ia arritet te jeni te tille.
Ju shfrytezuat me se miri hapesiren rregullatore dhe qendrimet parimore, transparente e profesionale te subjekteve qe vleresuan kontributin tuaj, duke filluar prej provimin te pranimit e me pas.
Ndaj, Ju nuk jeni ne borxh me kerkend per karrieren tuaj. Borxhi apo barra qe keni eshte thjesht dhe vetem respekti dhe perkushtimi ndaj ligjit, ndaj vlerave morale, ndaj detyres se larte dhe etikes qe rregullon kete detyre.
Mos harroni te kujtoni perdite se, njerezit e thjeshte te ketij vendi kane nevoje te gjejne drejtesi ne punen tuaj. Per shkak te shenjterise se profesionit, ju duhet ta gjeni e deklaroni ate. Ndaj u shkolluat, e kunderta e berjes se drejtesise nuk kerkon formim apo trainim, kerkon vecse aftesi per te perdorur dhunen.
Fjala e plotë e drejtorit të Magjistraturës, Arben Rakipi: