Prindërit e kërkonin prej tre ditësh, gjendet në Tiranë e mitura nga Patosi. Policia jep detajet

24 June 2023, 20:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prindërit e kërkonin prej tre ditësh, gjendet në Tiranë
Prindërit e kërkonin prej tre ditësh, gjendet në Tiranë e mitura nga Patosi

Prej 3 ditësh, familjarët e një vajze të mitur në Patos kanë dhënë alarmin në polici për zhdukjen e saj.

E mitura, me iniciale J. M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër ishte larguar me një valixhe nga shtëpia.

E mitura është gjetur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ndërsa policia sqaron se vajza është lokalizuar në një nga hotelet e Tiranës dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video