Përplasi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës, arrest shtëpie për shoferin: Ishte semafori i hapur!

24 June 2023, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës, arrest
Ne foto: Erisa Aliaj

Ditën e sotme është mbajtur masa për shtetasin Indrit Uka, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, ku u caktua masa e sigurimit personal “arrest shtëpie”.

Gjykatës i çështjes ishte Olti Skrame, ndërsa Prokuror Medina Meta. Indrit Uka u akuzua për “shkelje të rregullave të qarkullimit” pasi për shkak të shpejtësisë aksidentoi për vdekje shtetasen Erisa Aliaj mbrëmjen e së martës.

Shkak për aksidentin e rëndë në rrugën “Vëllarëzia” në zonën e ish-kënetës së Durrësit dyshohet shpejtësia tejet e lartë e shoferit, 24 vjeçarit Indrit Uka.

Në këtë aks nuk mungon sinjalistika ku shpejtësia e lejuar është 40 km/orë. Uka, i vënë në pranga nga policia ka deklaruar se ka xhiruar gomat pasi është hapur semafori dhe nuk ka mundur të kontrollojë automjetin kur i ka prerë rrugën këmbësorja. Megjithatë hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti tragjik vazhdojnë nga policia dhe prokuroria e Durrësit.


Video