Kapet në Shkodër Alma Kaçi, “arrest shtëpie” për vajzën në videon intime të Safet Gjicit

24 June 2023, 19:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapet në Shkodër Alma Kaçi, “arrest shtëpie”
Safet Gjici dhe Alma Kaçi

Alma Kaçi, vajza e cila u pa në videon intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici është kapur nga policia në Shkodër.

Kaçi është vënë në “arrest shtëpiak” nën akuzën e korrupsionit aktiv.

Nga ana tjetër, po ditën e sotme është vënë në pranga ish drejtuesi i bashkisë Kukës Safet Gjici për korrupsion pasiv, me urdhër të SPAK.

Ne videon e bërë publike para një jave, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Alma Kaçin, dhe pasi kryejnë marrëdhënie seksuale flasin për një tender për qentë e rrugëve.

Safet Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK pranë banesës së tij në Tiranë.


Video