Prej 4 muajsh në spital, Shullazi rikthehet sërish në regjimin "41-bis" pas operacionit në të dy krahët

13 July 2022, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej 4 muajsh në spital, Shullazi rikthehet sërish në regjimin
Emiljano Shullazi

Pas operacionit të nënshtruar në dy gjymtyrët e sipërm, Emiljano Shullazi është trasnferuar pasditen e sotme sërish në ambientet e sektorit 41-bis në burgun 313 “Jordan Misja” në kryeqytet.

Transferimi është kryer në orën 17:25 nën masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave RENEA dhe Policisë së Shtetit.

Shullazi ndodhej në spitalin e burgut që prej datës 18 Mars të këtij viti dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dy ditë më parë në të dy krahët e tij, pasi vuan nga hernia diskale. Ky është operacioni i dytë, pasi të parin, Shullazi e ka kryer në vitin 2017 në një spital privat.

Shullazi është dënuari me 14 vite burgim për “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie”. Ndërhyrja kirurgjikale vjen në një kohë, kur në datën 30 korrik 2022, Shullazit i mbaron afati kohor i qëndrimit në sistemin e izolimit të rreptë “41 biz”.

Nuk dihet me saktësi nëse Shullazit, do t’i shtyhet periudha e qëndrimit në “41 Bizz”, por pak ditë më parë i forti i Rrugës së Kavajës, fitoi në Gjykatën e Lartë, të drejtën e rigjykimit në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se izolimi i tij në “41 bizz” ishte kryer në shkelje të hapur të normave dhe të drejtave të njeriut. Pas këtij operacioni, Shullazi ndodhet në spitalin e burgut.


Video