Operacion masiv antidroge në Shkodër, 4 dronët zbulojnë mijëra bimë kanabisi (VIDEO)

13 July 2022, 16:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacion masiv antidroge në Shkodër, 4 dronët zbulojnë
Aksioni i policisë në Shkodër

Prej 48 orësh ka nisur një operacion masiv antikanabisi në zonën e Shkodrës, në njësitë administrative Pult dhe Shalë, ku janë përfshirë trupa të FNSH-së dhe efektivë nga Drejtoria e Antidrogës.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 85 koordinata të evidentuara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe kontrolli me dronët e Policisë së Shkodrës dhe për pasojë janë asgjesuar rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë.

Operacioni është ende në vijim teksa janë përfshirë 250 forca policore, të cilat po përdorin 4 dronë, dylbi dhe disa GPS, për të gjetur koordinatat e regjistruara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe nga dronët e Policisë.

Blutë e Shkodrës po vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë orëve të fundit, operacione masive janë zhvilluar në Krujë dhe në Mirditë, ku si rezultat janë vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.


Video