Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një episod aspak i zakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës.
Një automjet luksoz tip "Mercedes Benz" nuk i hap rrugën mjetit të emergjencë, zjarrfikëse, edhe pse fenelinat janë të ndezura.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, përdoruesit e tjerë të rrugës hapin krahun sipas mundësisë, ndërsa shoferi i papërgjegjshëm i Mercedesit as që e prish terezinë.
Pamjet janë filmuar nga vetë zjarrfikësit dhe po bëjnë xhiron e rrjetit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë në qytetin bregdetar, pasi edhe pak kohë më parë u regjistruar një episod i ngjashëm.