
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore të Tiranës ka hequr nga qarkullimi rreth 190 targa të huaja automjetesh të huaja dhe shqiptare, që nga verifikimi i kryer gjatë aksionit të ndërmarrë kanë rezultuat të pavlefshme, ose të çregjistruara.
• 77 targa Gjermane
• 5 targa Angleze
• 17 targa Franceze
• 6 targa Zviceriane
• 2 targa Greke
• 2 targa Hollandeze
• 2 targa Belge
• 2 targa Ceke
• 5 targa Austriake
• 3 targa Italiane
• 1 targe e San Marinos
• 50 targa Shqiptare
• 16 targa prove
Krahas tërheqjes së targave janë konfiskuar edhe 5 automjete të ndryshme me targa regjistrimit të shteteve të tjera.
View this post on Instagram
Gjatë aksionit ka nisur hetimi disiplinor ndaj një efektivi të policisë dhe eprorit të tij, që u gjet në shkelje të rregullave, duke përdorur një automjet të regjistruar me targa të huaja.
Aksioni rrëzon pretendimet e ngritura në emisionin investigativ, Fiks Fare, që aludoi se marrëveshja e nënshkruar mes policisë dhe drejtorisë së transporteve për heqjen nga qarkullimi të targave të huaja të pavlefshme nuk po zbatohet.
Në krye të Policisë Rrugore të Tiranës prej nëntorit të vitit të kaluar është emëruar Besmir Qibini. Aksioni në fjalë, ashtu si edhe disa ndryshime të tjera në strukturën dhe mënyrën e funksionimit dhe të organizimit të policisë rrugore në Tiranë dhanë shpejt efektet e para në lehtësimin e trafikut në kryeqytet./Voxnews.al