Policia procedon penalisht falsifikatorin e detergjentëve

23 April 2022, 16:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia procedon penalisht falsifikatorin e detergjentëve

Policia e Shkodrës ka referuar për procedim penal pronarin e një fabrike detergjentësh, i cili akuzohet se ka falsifikuar produktet.

Aksioni është ndërmarrë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në kuadër të masave kundër informalitetit, me qëllim verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore për administrimin e produkteve industriale që hidhen ne treg, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Acidet”.

Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi Besnik Kopshti., 54 vjeç, banues në lagjen ‘Guerile’, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K. i prodhonte dhe i tregtonte këto produkte, në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë më pas dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.


Video