Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një resort në zonën e Saukut u procedua penalisht pas denoncimit nga OSHEE për ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.
Burimet zyrtare thanë se denoncimi u bë në vazhdim të kontrolleve për subjektet që abuzojnë me energjinë elektrike.
‘Tarraca Resort’ në pronësi të Oltjon Kiços kishte kryer ndërhyrje në matësin e energjisë.
Menjëherë grupi i kontrollit kërkoi praninë e oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, ku është mbajtur edhe procesverbali përkatës.
OSSH bëri të ditur se ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.