Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kjo e martë është dita e fundit e valës më të nxehtë në Shqipëri.
Sipas meteorologëve temperatura do të përbëjë një rekord dhe parashikohet të tejkalohet maksimumi i arritur më 21 korrik në Elbasan prej 43.2 gradësh.

Pikun e saj duket se e ka arritur në qytetin e Kuçovës, ku temperaturat kanë arritur deri në 50 gradë, siç duket në videon e mëposhtme.
Por pas më shumë se dy javë të ferrit nga i nxehti, meteorologët parashikojnë se nga e mërkura do ketë rënie drastike të temperaturave me 6-7 gradë dhe rikthim të momenteve të pakta me pika shiu.