Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Qytetarët e Sarandës që janë gjendur paraditen e sotme në rrugën pranë gjykatës, kanë përjetuar momente të frikshme pasi telat e korrentit kanë bërë masë dhe kanë shpërthyer në flakë.
Në një video duket që telat shpërthejnë në flakë dhe dëgjohet shpërthimi. Qytetarë të tmerruar duket që largohen, ndërsa disa i bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë të largohen pasi mund t'u rrezikohet jeta.
Një javë më parë, gati e gjithë Saranda vuajti mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik.
Ndërsa në Ksamil u këputën disa kabllo dhe më pas ndodhi një shpërthim i fuqishëm, që terrorizoi banorët e zonës.