Policia e Kukësit konfirmon se ka gjetur tre turistët serbë të bllokuar në Valbonë, fatkeqësisht njëri prej tyre i pajetë. Ata humbën teksa po eksploronin “Majën e grykave të hapura”.
Aktualisht, po bëhet nxjerrja e trupit të viktimës në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur. Blutë e Kukësit njoftojnë se nxjerrja e trupit të viktimës po bëhet me litarë e barrelë. Ai dyshohet se humbi jetën për shkak të një inarkti.
Ndërkohë policia e Kukësit bën të ditur gjithashtu se dy turistë të tjerë që ishin bashkë me viktimën, mashkull dhe femër, janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë probleme shëndetësore.
Ende nuk dihet sa turistë kanë qenë duke eksploruar këtë zonë pasi edhe komunikimi me telefon me shërbimet e policisë është i vështirë për shkak të mungesës së valëve tek vendi ku ndodhi kjo ngjarje.