Zhduket prej disa ditësh 23 -vjeçari nga Tirana

16 July 2022, 17:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhduket prej disa ditësh 23 -vjeçari nga Tirana
Foto ilustruese

Një 23-vjeçar nga Tirana është zhdukur prej disa ditësh nga banesa e tij. Bëhet fjalë për shtetasin R.K.

Ka qenë nëna e tij e cila ka bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës për zhdukjen e djalit të saj. Sipas burimeve zyrtare 23-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

"Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja Gj. L., 55 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi R. K., 23 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor." thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po vijon punën për gjetjen e tij.


Video