Policia ‘blindon’ Elbasanin/Kontrolle të befasishme ndaj ‘të fortëve’ që qarkullojnë me armë

2 June 2022, 21:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia ‘blindon’ Elbasanin/Kontrolle të befasishme ndaj
Kontrollet blic në Elbasan

Këtë mbrëmje janë kryer kontrolle në të gjithë qytetin e Elbasanit për kapjen e personave problematikë.

“Kontrolle të befasishme në Elbasan nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë. Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kontrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinj të pacertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur”, njofton policia.

Kontrollet vijojnë ende në të gjithë qarkun.


Video