Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar një video ku pretendon se një politikan shqiptar është me pistoletë me vete gjatë varrimit të ish-presidentit Nishani.
Artan Hoxha nuk e ka zbuluar emrin e politikanit për të cilin bëhet fjalë, por shkruan se ai mban gjithmonë armë me leje. Gazetari shkruan më tej me ironi se si ky politikan nuk ka merak se mos i ndryshket kostumi.
"Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqesor si Bujar Nishani, edhe me kobure ne brez ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi.
Per nje gje jam 100% i sigurt, ky politikani mban gjithmone arme me leje…." - shkruan Artan Hoxha.