Detaje/ Autori dhe viktima po pinin alkool bashkë deri në 3 të mëngjesit, si u vra 51-vjeçari në Vaun e Dejës

23 August 2022, 08:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje/ Autori dhe viktima po pinin alkool bashkë deri në 3 të

Agron Metushi që u vra në orët e para të mëngjesit në Vaun e Dejës dhe i dyshuari për vrasjen, Alfons Palushani njiheshin me njëri tjetrin.

Viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.

Përpara ngjarjes, ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në kafenenë e fshatit ku kanë debatuar me njëri tjetrin.

Autori, banor i zonës ka marrë armën pranë lokalit në banesën e tij dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit duke e lënë të vdekur Agron Metushin.

 


Video