Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës.
37-vjeçari Alfons Palushani banues në fshatin Stajkë ka vrarë me armë zjarri 51-vjeçarin Agron Metushi.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në lokalin e fshatit.
Pas sherrit 37-vjeçari ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që 51-vjeçari ka hipur në automjetin e tij për tu larguar, Palushani e ka qëlluar me armë zjarri.