Nxirren nga kanioni i Langaricës katër turistët gjermanë

22 August 2022, 22:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nxirren nga kanioni i Langaricës katër turistët gjermanë
Nxirren nga kanioni i Langaricës katër turistët gjermanë

Katër turistë gjermanë që mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës janë nxjerrë me sukses.

Ata po eksploronin zonën në këmbë dhe ngecën në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Policia në bashkëpunim me zjarrfikësen në Përmet mundën të lokalizonin turistët dhe t’i nxirrnin nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar.

Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Rafting ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona, njoftoi policia.


Video