Po ndërtonte pa leje në plazhin e Lukovës, procedohet 50-vjeçari

24 March 2024, 15:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po ndërtonte pa leje në plazhin e Lukovës, procedohet
Plazhi i Lukovës

Me afrimin e sezonit turistik, është shtuar edhe numri i rasteve të ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, kryesisht nga Vlora deri në Ksamil.

I tillë ka qenë rasti i një 50-vjeçari nga Saranda, i cili kishte marrë leje për aktivitet në pazhin e Shpellave në Lukovë, por e kishte shkelur lejen duke ndërtuar edhe 4 struktura të tjera prej druri.

Policia thotë se e ka proceduar në gjendje të lirë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Plazhi i Shpellës”, Lukovë, kishte nisur ndërtimin e 4 strukturave prej druri, në tejkalim të lejes së marrë", bën me dije policia e Himarës.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.


Video