Arrestohet 25-vjeçari, grabiti me dhunë faturinon e linjës Tiranë-Prishtinë

24 March 2024, 12:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet 25-vjeçari, grabiti me dhunë faturinon e linjës
Arrestohet 25-vjeçari, grabiti me dhunë faturinon e linjës Tiranë-Prishtinë

Një 25-vjeçar nga Laçi është vënë në pranga për vjedhje me dhunë. Policia e ka arrestuar pas kallëzimit të një 31-vjeçari, faturino i linjës së autobusit “Tiranë-Prishtinë” se rreth mesnatës e kishte goditur në kokë një person për t’i marrë çantën e brezit me para.

“Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. D., 25 vjeç, banues në Laç”, njoftoi policia.

Po ashtu u bë e mundur gjetja e shumës së parave, 675 Euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Video