Opinioni publik u trondit mëngjesin e sotëm me lajmin e vdekjes së kamerierit 17-vjeçar te ‘Orange Club’.
Një qytetar për “JOQ” ka bërë të ditur se të pranishmit në klub kanë qenë duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, teksa ka shkuar ambulanca.
“Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët ne skena kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën te shkretin pa jete gjynah djali ri kjo eshte jeta se dim kur e kemi“- thotë një dëshmitar.
Sipas policisë, një 17-vjeçar, Antonio Delilaj ka ndërruar jetë pasi fatkeqësisht e ka zënë poshtë ashensori në lokalin ku ai punonte si kamarier.
Ndërkohë stafi i "Orange Club" i ka shprehur ngushëllime familjarëve të 17-vjeçarit i cili humbi jetën.
Ata me anë të një njoftimi kanë lajmëruar mbylljen e diskos deri në një afat kohor të pa përcaktuar, ndërkohë pronari vazhdon ende të jetë në kërkim.