Helmimi i turistëve në Vlorë/ AKU gjobit me 600 mijë lekë anijen “Black Pearl”, merr mostrat e ushqimeve

26 August 2023, 10:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Helmimi i turistëve në Vlorë/ AKU gjobit me 600 mijë
Anija "Black Pearl"

Teksa gjendje shëndetësore e fëmijëve në urgjencën e Vlorës është e stabilizuar tanimë dhe mbrëmjen e djeshme 22 prej tyre lanë spitalin, mësohet se AKU ka ushtruar kontrolle në anijen në të cilën udhëtuan të helmuarit.

AKU ka marrë mostra dhe po pret analizat nga Tirana.

Sipas informacioneve  turistët kanë konsumuar ushqim në anije, ndërsa disa të tjerë kanë konsumuar ushqimin qe kanë pasur me vete.

AKU ka gjobitu  me 600 mijë lekë të reja anijen për mungesë të kushteve higjeno sanitare.


Video