BMW-ja përfundoi në digën e liqenit, Gjykata cakton arrest në burg për Eldi Allushin

26 August 2023, 11:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
BMW-ja përfundoi në digën e liqenit, Gjykata cakton arrest
Eldi Alushi

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e makinës BMV X6 që përfundoi nga rruga në shëtiroren e Liqenit Artificial në Tiranë.

Edhe Prokuroria kërkon arrest me burg, pasi Eldi Allushi akuzohet se fshehu në fillim faktin që nuk ndodhej në makinë dhe shofer ishte kushëriri i Ervis Martinaj, ende në kërkim.

Para hetuesve, 26-vjeçari ka thënë se gënjeu policinë kur tha se ishte ai shofer, për të mos i bërë keq shokut që i kishte dhënë automjetin në përdorim.


Video