Plumbi në gjoks, plagoset një person në Tiranë, çfarë dyshohet

29 June 2022, 16:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plumbi në gjoks, plagoset një person në Tiranë,
Ambulanca foto ilustruese

Një person është paraqitur i plagosur pasditen e kësaj të mërkure në Spitalin e Traumës në Tiranë.  Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ardi Shegaj, 50 vjeç.

Dyshohet se 50-vjeçari ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri në banesë. I plagosuri mësohet se ka marrë plumb në gjoks.

Burime bëjnë me dije se Ardi Shegajn e ka çuar në spital kunati dhe vjehrri i vet. Mësohet se 50-vjeçari jeton me vjehrrin në Don Bosko, i cili i ka liruar një dhomë ku qendronte me gruan. Dyshohet se aktin e rëndë Ardi Shegaj e ka ndërmarrë për shkak të depresionit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video