Aksidenti me dy viktima në Berat, rruga është rikonstruktuar disa herë

29 June 2022, 13:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti me dy viktima në Berat, rruga është rikonstruktuar disa
Rruga Antipatrea

Rruga Antipatrea është rruga kryesore e qytetit të Beratit që është vetëm me një sens lëvizje në shumicën e gjatësisë së saj.

Segmenti ku ndodhi aksidenti i është nënshtruar disa herë rikonstruksionit, si të asfaltit, ashtu edhe të kangjellave mbrojtëse.

Ruga futet në rrugët nacionale dhe është në inventarin e ARRSH.

Rikonstruksioni i fundit i asfaltit u krye ne vitin 2016 ndërsa rikonstruksioni i kangjellave është kryer 9 vite më parë.

Gjatë këtij rikonstruksioni, aty janë hequr harqet e betonit që ndanin rrugën nga lumi, duke u zëvendësuar me kangjella hekuri dekorativë të cilat e ndajnë rrugën nga shtrati i lumit që ndodhet rreth 15 metër më poshtë.

Për shkak të këtyre specifikave,  ka fluks te larte këmbësoresh qe e frekuentojnë gjatë ditës, vendas dhe turistë.

 Ne ate rruge ndodhen disa biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre anës rrugës dhe duke qenë në një lartësi të konsiderueshme dhe të rrezikshme mbi shtratin e lumit, shpejtësia e lëvizjes në këtë segment është strikt e limituar, 30 km ne ore, parakalimi është rreptësisht i ndaluar dhe respektimi i rregullave të qarkullimit është i domosdoshëm.

Aksidenti me dy viktima në Berat, rruga është rikonstruktuar disa


Video