“Plumbi i Artë”/ Prokurorët dhe avokatët braktisin sallën pas debateve të forta për deklarimet e Alibejt, Gjykata i gjobit!

26 June 2025, 13:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Plumbi i Artë”/ Prokurorët dhe avokatët braktisin
Foto ilustruese

Seanca e radhës ndaj të pandehurve të dosjes "Plumbi i artë" u shoqërua me tensione të forta mes avokatëve dhe prokurorëve, që kulmoi me braktisjen e sallës nga disa prej avokatëve.

Në seancën e së enjtes avokatët duhet t'i drejtonin pyetje të penduarit Erion Alibej.

Avokatët nga ana e tyre kërkuan që t'ju vihen në dispozicion 6 deklarime të Alibejt, që nuk i zotërojnë.

Kërkesa u refuzua nga prokurorët, që pretenduan se deklarimet në fjalë nuk i përkasin kësaj çështjeje, por fakteve të tjera penale.

Gjithë debati u shoqërua me tone të larta dhe pas përplasjeve verbale me prokurorin Behar Dibra, 4 nga avokatët braktisën sallën dhe në të njëjtën kohe u larguan edhe të pandehurit. 

Pas situatës së krijuar gjykata ndërpreu seancën dhe vendosi gjobë me nga 30 mijë lekë për 4 avokatët. 


Video