Sherr për pjesën e këmbimit, një i plagosur me armë zjarri dhe dy me lëndime nga sendet e forta në Vorë

15 October 2024, 17:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr për pjesën e këmbimit, një i plagosur me armë
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Marikaj, ku një person ka mbetur i palgosur me një plumb në këmbë.

Paraprakisht dyshohet se ai është konfliktuar me dy persona të tjerë, për një pjesë këmbimi të makinës.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.

Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video