Dëm 127 milionë lekë shtetit, kush janë 4 biznesmenët e arrestuar!

15 October 2024, 13:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dëm 127 milionë lekë shtetit, kush janë 4 biznesmenët e
Gjykata e Durrësit

Katër biznesmenë të ndërtimit janë arrestuar pasi zbulimit të një skeme mashtrimi me TVSH, ku mësohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 127 milionë lekë.

Prokuroria e Durrësit lëshoi urdhërarreste për 4 shtetasit që drejtojnë bizneset në Fushë Krujë, ndërsa kërkoi masat “arrest në shtëpi” e “detyrim paraqitje” për tre shtetas/se të tjerë.

1. Albana Paja, 36-vjeçe, banuese ne Kruje ndaj te ciles eshte vendosur masa e sigurise “Arrest ne shtepi”

2. Brikena Cela, 34-vjeçe, banuese ne Fushe Kruje dhe Aldo Ferit Myftari, i datëlindjes 09.05.1990 ndaj te cileve eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim paraqitje” si persona te dyshuar per kryerjen e vepres penale “Moskallezim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

3. Aldo Myftari, 34-vjeç, ndaj te cileve eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim paraqitje”

4. Indrit Allamani, 48-vjeç ndaj te cilit eshte vendosur masa e sigurise “Arrest me burg”

Per shtetasit e meposhtem eshte vendosur masa e sigurise “Arrest me burg” si persona te dyshuar per kryerjen e vepres penale “Krijimi i skemave mashtruse lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar, dhe jane shpallur ne kerkim

1. Indrit Visha, 35-vjeç, lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Sherek, Nikel, Fushe Kruje

Dëm 127 milionë lekë shtetit, kush janë 4 biznesmenët e

2. Redion Sefa, 21-vjeç, lindur dhe banues ne Qereke, Fushe Kruje

3. Lovjano Topi, 19-vjeç, lindur ne Tirane dhe banues ne Qereke, Nikel, Kruje

Skema e mashtrimit me TVSH

Sipas Prokurorisë, subjekti “R S” ka vetëdeklaruar në vlerë total shitjeje prej 286,301,702 lekësh për periudhën Dhjetor 2023 dhe subjekti “L” ka vetëdeklaruar një total shitje 162,302,300 lekë gjatë Dhjetorit të vitit 2023.

Në total, këto subjekte kanë kryer shitje që përllogaritet në 448,604,002 lekë, vlera për të cilat Prokuroria dyshon të jenë fiktive dhe janë faturuar te subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit “3D C” dhe I.V FP.

Indrit Visha, mësohet se është administratori i 3D Constructions, me pronare shtetasen Edlira Visha.

Administrata tatimore ka kryer verifikimin e faturave të deklaruara, shitjet totale, historikun e punësimit të shoqërive të ndërtimit dhe marrëdhëniet me bizneset e tjera, nga ku ka rezultuar në total një dëm i shkaktuar ndaj shtetit në vlerën 127,551,874 lekë.

Gjithashtu grupet hetimore kanë kryer verifikimet e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit nga ku ka rezultuar se subjekti “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG  GT 43, PorscheCayenne, Land Rover apo BMË X5, ku asnjë prej këtyre makinave nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit.


Video