Plagosi me armë zjarri kunatin e tij në Tiranë, në pranga 41-vjeçari

27 September 2025, 16:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosi me armë zjarri kunatin e tij në Tiranë, në pranga
Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata” në Tiranë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Misir Tanushi, rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin Genci Mullaymeri, rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

“Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi Misir Tanushi u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.


Video