Plagoset me thikë një person në Durrës

17 May 2025, 21:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset me thikë një person në Durrës
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Durrësit, pranë Shërbimit Zjarrfikës, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje fizike midis dy personave, ku një 40-vjeçar ka goditur me thikë një tjetër person, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe, sipas raportimeve të para, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e plotë të autorit dhe të të përfshirëve në konflikt.


Video