Piu fotoksinë dhe shkoi në gjëndje të rëndë në spital, ndërron jetë 38-vjeçari në Berat

12 August 2026, 14:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Piu fotoksinë dhe shkoi në gjëndje të rëndë

Një 38-vjeçar i cili ditën e djeshme mbërriti në gjendje të rënduar shëndetësore, ka dhënë sot frymën e fundit në spitalin e Beratit.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore për të zbardhur gjendjen e rënduar shëndetësore të qytetarit, u mësua se shtetasi me incialet I.T, kishte tentuar vetëvrasjen pasi u zbulua se ai kishte konsumuar fostoksinë dhe bar miu.

Bëhet me dije se autoritetet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa deri me tani konfirmohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshimet janë se i riu ka vrarë veten. Megjithatë pritet që Policia të dalë me një reagim zyrtar për ngjarjen e rëndë.


Video