Piu cigare brenda një lokali, Koçiu konfirmon shkarkimin e zëvendësit të saj: Nuk ishte padashje, por...

22 September 2025, 20:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Piu cigare brenda një lokali, Koçiu konfirmon shkarkimin e
Albana Koçiu

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka konfirmuar lajmin se ka shkarkuar nga detyra zëvendësin e saj Andi Mahila.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Koçiu përmes një deklarate publike, ku shpjegon dhe arsyet e këtij vendimi.

Koçiu thotë se një qytetar e ka denoncuar zëvendësministrin se ka pirë cigare në ambientet e brendshme të një restoranti.

“Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant. Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.

Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.

I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh”, shkruan Koçiu.

Piu cigare brenda një lokali, Koçiu konfirmon shkarkimin e


Video