Plagosje në Vlorë, shpallet në kërkim autori.
Bëhet me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës.
Policia njofton se ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, Skerdi Mehmetaj 37 vjeç, banues në Selenicë.
Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet për rrethanat e ngjarjes, dhe as për autorin.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, ( Skerdi Mehmetaj Piperi ) banues në Selenicë.
Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.