Ministri Lamallari e nis detyrën me Dumanin: Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit prioritet absolut!

22 September 2025, 17:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri Lamallari e nis detyrën me Dumanin: Konsolidimi i
Lamallari dhe Dumani

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka pritur sot në një takim kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.

Ky është dhe takimi i parë i Lamallarit si ministër i Drejtësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lamallari shprehet se ka diskutuar me Dumanin mbi prioritetet e tij në këtë detyrë në kuadër të negociatave me BE-në.

“Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane.

Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare!”, shkruan Lamallari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Besfort Lamallari (@besfort_lamallari)

Të shtunën e datës 20 shtator, Ulsi Manja i dorëzoi zyrtarisht detyrën ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Një ditë më herët, më 19 shtator ai kishte bërë betimin në Presidencë së bashku me 15 anëtarët e tjerë të rinj të kabinetit qeveritar.


Video