Përplasi këmbësoren dhe tentoi të largohej, shoferi i “Touaregut” shkakton një aksident të dytë në Vlorë

20 March 2023, 18:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi këmbësoren dhe tentoi të largohej, shoferi i
Pamje nga aksidenti

Dy aksidentet automobilistike janë regjistruar njëri pas tjetrit në Vlorë, nga i njëjti drejtues automjeti.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A.L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “VolkswagenTouareg”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 dhe drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit, por pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Mësohet se shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.


Video