E rëndë/ E zuri kamioni poshtë, vdes mekaniku 45-vjeçar në Kurbin

20 March 2023, 18:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë/ E zuri kamioni poshtë, vdes mekaniku 45-vjeçar
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Laç të Kurbinit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ka humbur jetën një mekanik, pasi e ka zënë poshtë një kamion aksidentalisht, teksa ka qenë duke punuar në servisin e tij. Viktima është shtetasi  A. M. 45 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes


Video