Përplasen dy makina te rrethrotullimi i Cërrikut, dy të plagosur rëndë

28 September 2025, 18:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen dy makina te rrethrotullimi i Cërrikut, dy të plagosur
Aksidenti te rrethrotullimi i Cerrikut

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë te rrethrrotullimin e Cërrikut, ku janë përplasur dy vetura.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështira në rrugë dyshohet të kenë qenë shkaqet kryesore të përplasjes.


Video