Ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve në Universitetin e Elbasanit, me plotësimin e 40% të kuotave, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë.
Mjekësia ka një interes të lartë, ndërsa rënie ka patur për mësuesinë si Gjuhë-Letërsia, Historia-Gjeografi dhe Matematikë e Fizikë.
Drejtori i kurrikulave në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Bujar Muharremi ka thënë se në Elbasan këtë vit rrezikojnë të mbyllen tre degë, pasi nuk ka asnjë student të regjistruar.
Në Elbasan janë rreth 13 degë që nuk kanë student prej disa vitesh. Për këto të fundit Muharremi thotë se i janë drejtuar Ministrisë së arsimit të mbyllë zyrtarisht. Sipas tij bëhet fjalë për degë që nuk i preferon as tregu i punës.
Studentët të cilët nuk fituan asnjë program përgjatë raundit të parë mund të aplikojnë sërish nga data 15 deri në datën 17 shtator.