E RËNDË në Itali/ Ky është babai i tre fëmijëve që vdiq tragjikisht, po ikte në punë!

15 September 2023, 12:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E RËNDË në Itali/  Ky është babai i tre
Altin Lekaj

E premte e zezë për familjen Lekaj në Itali që do të përcjellë për në banesën e fundit kryefamiljarin, Altinin që humbi jetën në një aksident.

Babai i tre fëmijëve humbi jetën mëngjesin e djeshëm. 38-vjeçari jetonte me gruan dhe tre fëmijët, 14 vjeç, 13 vjeç dhe 9 vjeç.

Vdekja u shkaktua nga një karambol dramatik. Burri që po lëvizte me një skuter po shkonte si cdo ditë në punë. Por përpara i doli një makinë, frenoi, sipas mediave italiane.

Altin Lekaj, sipas mediave italiane nuk ka mundur të shmangë kontaktin me “Nissan”-in që udhëtonte në të njëjtin drejtim me të dhe përfundoi në korsinë e kundërt ku në atë moment po mbërrinte një Audi me drejtues 53-vjeçar.

Drejtuesi i makinës nuk ka mundur të shmangë në asnjë mënyrë goditjen me skuterin e Lekajt. Instinktivisht gruaja tentoi të kthehej në të djathtë, duke u përplasur me gardhin e një shtëpie, duke e rrëzuar atë pjesërisht.

Fatkeqësisht, përplasja mes Audit dhe skuterit ka sjellë vdekjen e punëtorit 38-vjeçar për shkak të plagëve shumë të rënda që ka marrë.

“Tre fëmijët e 38-vjeçarit fatkeq do ndjekin shkollën. Altin Lekajn nuk e njihja personalisht, por në fshat mësova se ai ishte shumë i pëlqyer nga ata që e njihnin edhe për një person gazmor” tha kryebashkiaku i qytetit.


Video