Prangoset i shumëkërkuari në Tiranë, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve

15 September 2023, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prangoset i shumëkërkuari në Tiranë, i dënuar me burgim
Eduart Kurti (majtas) / Vëllezërit Haxhialiu

Është arrestuar në Tiranë i shumëkërkuari Eduart Kurti. 48-vjeçari, autor i vrasjes së dy vëllezërve Haxhialiu është prangosur pranë ish-Fushës së Aviacionit.

Kurti është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me armë zjarri  Nikola dhe Inglent Haxhialiu, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në Tiranë.

Dyshohet se shkak i vrasjes në atë kohë ishte bërë një borxh prej 200 mijë euro që vëllezërit i kishin autorit.

Njoftimi i policisë:

Falë inteligjencës policore, strukturat e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shumëkërkuari nga Policia e Tiranës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, në rrethana të tjera cilësuese.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia e Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "End".    

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Eduart Kurti, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit I. H., 44 vjeç, dhe S. H., 41 vjeç.


Video