Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Çorovodë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Për pasojë nga zjarri ka ndërruar jetë një 66-vjecar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirim”.
Burime zyrtare bënë me dije se viktimë ka ngelur shtetasi me inicialet I.Sh.
NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.
Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.