E rëndë në Tiranë/ Ashensori pëson defekt dhe bie nga kati i pestë në atë zero, plagosen një çift bashkëshortësh

6 February 2023, 22:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Tiranë/ Ashensori pëson defekt dhe bie nga
Foto ilustruese

Policia e Tiranës njofton se sot në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Madh", ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero.

Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video